Gjermania pret vaksinën e koronavirusit në fillim të vitit të ardhshëm

SHQIPERIA PR VAKSINEN E COVID frame 81 1100x620

Një vaksinë Covid-19 mund të jetë në dispozicion për popullin gjerman “në fillim të vitit të ardhshëm”, konfirmoi, të premten, Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, gjatë një konference për shtyp.

Ministri u shpreh se sa më shpejt që vaksina të ishte e disponueshme, aq më shpejt do të ishte e mundur të vaksinohej një pjesë e madhe e popullsisë.

Spahn e vijoi fjalën duke thënë se Gjermania do të ishte e gatshme të kalonte doza të tepërta të vaksinës edhe në vendet e tjera.

Gjermania regjistroi më shumë se 11,000 infeksione ditore për të dytën ditë me radhë, sipas Institutit Robert Koch.

Kreu i institutit, Lothar Wieler, e përshkroi situatën si “shumë të rëndë”.