“Gjurmët Fishtiane”, restaurohet banesa e Fishtës, Rama: Projekt për ta nxjerrë nga harresa

rama fishta shtepia e re frame 25 1100x620

Shtëpia e një prej penave të arta të Shqipërisë, At Gjergj Fishtës, u rindërtua duke e shndërruar atë në një atraksion turistik për zonën e Lezhës.

 Kryeministri Edi Rama zgjodhi pikërisht ditën e lindjes së Fishtës për ta inauguruar, me një fond prej 5.5 milionë lekësh nga ministria e Kulturës.

Gjatë fjalës së tij, shefi i ekzekutivit e lartësoi figurën autorit të ‘Lahutës së Malësisë’, që së bashku me Naim Frashërin, i quajti si “Homerët e Shqipërisë“.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Elva Margariti

Rindërtimi i shtëpisë ku Fishta kaloi fëmijërinë e tij, sipas Ramës, është vetëm një ndër hallkat e projektit “Gjurmët Fishtiane”, që synon të nxjerrë nga harresa të gjithë vendet ku rilindasi kaloi etapat e jetës së tij.

Ministria e Kulturës ka parashtruar edhe disa propozime të tjera, si ai për ngritjen e një faqe digjitale që të përkujtojë jetën dhe krijimtarinë e At Gjergj Fishtës