Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

La shtëpinë në Airbnb, e gjen të shkatërruar pas një feste të ndaluar

Nga A2 CNN
23 Tetor 2020, 13:08 | Lifestyle

Pas disa muajsh kufizime nga koronavirusi, 55-vjeçari, Tim Pritchard u largua drejt Spanjës për të pushuar disa ditë në një vilë private.

Për të paguar pushimet, ai la me qira, banesën e tij në Londër përmes platformës Airbnb.

Rastësisht, qiramarrësi ishte një 24-vjeçar dhe disa miq të tij, të cilët e siguruan se shtëpia ishte në duar të sigurta.  

Por vetëm një ditë më vonë, Pritchard zbulon se shtëpia e tij u bastis nga rreth 50 policë, pasi aty ishin mbledhur më shumë se 160 të rinj, të cilët festuan deri në orët e vona të natës, duke shkelur protokollet e Covid-19.

Ai tha se kur u kthye në shtëpi, gjeti shishe alkooli, drogë, prezervativë, dhe dëme të konsiderueshme në tapet dhe disa mobilje.

Momentalisht, 55-vjeçari është në një betejë ligjore me Airbnb, të cilës i kërkon të paguajë për dëmin e shkaktuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë