Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Legjenda e NBA hap dyqan hashashi

Nga A2 CNN
23 Tetor 2020, 20:56 | Sporte të tjera

Shawn Kemp dhe Gary Payton ishin dyshja që e çuan në nivele të larta ekipin Seattle Supersonics në vitet ’90. Kjo skuadër luajti Finalet e NBA në vitin 1996, por për fatin e tyre të keq kishte përballë Chicago Bulls dhe Michael Jordan.

Kemp luajti 14 sezone në NBA, 9 prej të cilave me Seattle, aty ku jeton edhe sot. Në këtë qytet, në datën 30 tetor, ish-ylli i basketbollit amerikan do të hapë një dyqan hashashi. 50-vjeçari ka njoftuar se në inaugurim do të jetë edhe miku i tij i vjetër dhe ish-shoku i skuadrës, Gary Payton.

Shawn Kemp, i cili ka luajtur 6 herë në “All Star Game”, është shprehur: “Mezi po pres që t’u shërbej tifozëve të Sonics, duke nisur që nga dita e inaugurimit”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë