Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mbi 5 mijë gra me kancer gjiri, Manastirliu: Program kombëtar për depistimin e çdo gruaje

Nga A2 CNN
23 Tetor 2020, 14:01 | Aktualitet
Mbi 5 mijë gra me kancer gjiri, Manastirliu: Program kombëtar për

“Nëse do duhet të bënim një apel sot, apeli do të ishte i thjeshtë për çdo grua, për çdo nënë, ju lutem mos neglizhoni asgjë nëse ka diçka që nuk shkon në shëndetin tuaj. Sot në strukturat shtetërore ofrohet kontrolli i gjirit falas. Nuk i kushton asgjë një gruaje që një ditë, 1 orë, 10 minuta, të kryejë mamografinë, nuk i kushton asgjë për të mundësuar depistimin e hershëm dhe për të fituar jetën”, ka qenë ky mesazhi i ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtës Sociale nga marshimi që u zhvilluan në Elbasan nga organizata YWCA në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Manastirliu deklaroi se nëpërmjet miratimi të Programit Kombëtar për Depistimi e Kancerit të Gjirit synohet që çdo grua e moshës 50 - 69 vjeç të kryejë në kohë diagnostikimin me qëllim kapjen e hershme të tumorit të gjirit.

“Nëpërmjet këtij programi ne synojmë që çdo grua e moshës 50 - 69 vjeç të mundet të realizojë mamografinë një herë në 2 vjet duke synuar kapjen e hershme të tumorit të gjirit. Nëse sot, me rritjen e numrit të mamografive në spitalet rajonale, kemi arritur që të mundet të ekzaminohen më shumë se 20 mijë gra në vit, synimi i parë i programit të depistimit të hershëm të kancerit të gjirit është dyfishimi i numrit të grave të cilat kryejnë ekzaminimin e gjirit nëpërmjet mamografive”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se tashmë për të gjitha gratë herceptina, një nga terapitë më të kushtueshme, sigurohet 100% falas nga shteti.

“Trajtimi i sëmundjeve tumorale dhe posaçërisht trajtimi për kancerin e gjirit ka qenë një prioritet i qeverisë shqiptare. Kemi arritur që të mbulojmë me terapi të targetuara siç është terapia e herceptinës për çdo grua që trajtohet me këto terapi, jo vetëm në Tiranë, por edhe në 7 njësi të kimioterapisë në spitalet rajonale, sepse qëllimi ynë është që qytetarët t'i marrin shërbimet shëndetësore afër vendbanimit dhe t'i marrin shërbimet falas për terapitë e tumoreve, të cilat janë bërë të mundura falë rritjes së financimit për sistemin shëndetësor dhe rritjes së financimit për trajtimin e tumoreve”, tha Manastirliu.

Teksa përgëzoi Majlindën, nënë e dy fëmijëve që ka fituar betejën me këtë sëmundje të vështirë Manastirliu tha se janë 688 gra të diagnostifikuara në vitin 2019 me kancer gjiri dhe më shumë se 5 mijë gra që vuajnë nga kjo sëmundje në vendin tonë.

“Janë 688 gra të diagnostifikuara në 2019 me kancer gjiri, janë më shumë se 5 mijë gra që vuajnë nga kjo sëmundje dhe çfarë kemi bërë në këto vite, nuk është pak. Kemi përmirësuar diagnostifikimin e hershëm, kemi vendosur në spitale rajonale ku nuk kishte mamografi dhe brenda këtij viti edhe spitali i Fierit do të ketë njësinë e vet të mamografisë dhe kështu përmbushim angazhimin tonë për njësitë e mamografisë kudo në spitale rajonale”, tha Manastirliu

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani