Meta ia kthen Kuvendit kodin e ri zgjedhor, e çon në Venecia me kërkesë të Bashës

Publikuar më: 23/10/2020, ora 12:08
WhatsApp Image 2020 10 02 at 12.39.19 1 807x579

Meta ia kthen Kuvendit kodin e ri zgjedhor, e çon në Venecia me kërkesë të Bashës

Publikuar më: 23/10/2020, ora 12:08

Me një arsyetim shkresor prej më shumë se 80 faqesh, të cilit Ilir Meta i jep vlera shkencore, Presidenti i Republikës i ktheu Kuvendit ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara në fillim tetorit pa dakordësinë e opozitës jashtëparlamentare.

Sipas Presidentit, “ndryshimi i njëanshëm i rregullave themelore për zgjedhjet, bën që të cenohen ndër të tjera, edhe parimi i konkurrimit të lirë. Meta akuzon mazhorancën se me këto ndërhyrje pak muaj para zgjedhjeve, po tenton të manipulojë garën elektorale të 25prillit, dhe për këtë kërkon edhe hetim penal ndaj Edi Ramës për korrupsion legjislativ.

“Të realizosh përmes votës në Kuvend, krijimin e hapësirave favorizuese për forcën politike që drejton në kushtet kurmban detyrën si Kryeministër i Shqipërisë dhe President i radhës i OSBE-së, është tregues i qartë se brenda këtij vullneti ligjbërës fshihen dhe realizohen qëllime që shkojnë përtej objektivave politike. Këto veprime do të duhet të hetohen edhe penalisht”.

Paralel me këtë, sipas Presidentit, ecën synimi i mazhorancës për të dëmtuar kundërshtarin politik. Parimin e fushës së barabartë të lojës e konsideron të cenuar, nga ndërhyrja për koalicionet që sipas Metës imponojnë një listë shumëemërore të përbashkët duke deformuar votën.

“Këto ndryshime qartazi synojnë të dobësojnë forcën e bashkimit të kampit opozitar, duke i kufizuar mundësitë të bashkëpunojnë dhe garojnë, në një program politik përballë qytetarëve, dhe me kandidatët respektivë të tyre”.

Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese dhe me kërkesë të kryeopozitarit Basha, Presidenti njofton se i është drejtuar me urgjencë Komisionit të Venecias për një opinion të specializuar.