Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Projektbuxheti 2021, financat optimiste: Taksa më të ulëta, por më shumë para në arkë

Nga A2 CNN
23 Tetor 2020, 15:23 | Aktualitet

Taksa më të ulëta, por më shumë para në buxhetin e shtetit në një vit krize. Është ky planifikimi që bën Ministria e Financave në projektbuxhetin 2021.

Vitin e ardhshëm, qeveria synon të mbledhë 437 miliardë lekë nga taksapaguesit, duke arritur në 26% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, një nivel i shënuar më parë, edhe me anë të aksioneve kundër informalitetit.

Paketa fiskale e vitit të ardhshëm do të përfshijë lehtësitë për biznesin e vogël, si heqja e Tatimit mbi Fitimin deri në fashën 14 milionë lekë dhe rritjen e pragut të TVSH-së në 10 milionë lekë xhiro në vit. Këto masa do t’i kushtojnë buxhetit rreth 4.6 miliardë lekë humbje. Ndërsa ndryshimi i vetëm me efekt pozitiv për buxhetin është rritja e pagës minimale, që do të sjellë rreth 3 miliardë lekë shtesë në arkën e shtetit.

Bazuar mbi këtë paketë fiskale lehtësuese, niveli në rritje i të ardhurave sipas financave do të bazohet në përmirësimin e administrimit fiskal. Kjo do të thotë më shumë kontrolle të deklaratave dhe transaksioneve të bizneseve, si dhe një luftë më e fortë ndaj informalitetit.

Por të ardhurat optimiste të qeverisë nuk rrezikohen vetëm nga sa në lartësi të detyrës do të jenë tatimet e doganat, por edhe nga faktorë të tjerë të jashtëm si zgjatja e pandemisë, rezultatet e kompanive në bilancet e vitit 2020 dhe hyrja në fuqi me vonesë e rritjes së pagës minimale. Këto elemente mund t’i kushtojnë buxhetit 8 deri në 11 miliardë lekë, pa përfshirë risqet e tjera që vijnë nga luhatjet e mundshme të kursit të këmbimit dhe vendimet e gjykatave ndërkombëtare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë