Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Shoqërohet në polici ish-deputeti Ndocaj: Ndaj meje u ushtrua dhunë, do të ngre padi

Nga A2 CNN
23 Tetor 2020, 20:36 | Aktualitet
Shoqërohet në polici ish-deputeti Ndocaj: Ndaj meje u ushtrua

Ish-deputeti Eduart Ndocaj është shoqëruar sot në polici gjatë ceremonisë për përurimin e shtëpisë së Gjergj Fishtës. Ai tha se kjo është bërë me urdhër të kryebashkiakut të Lezhës Pjerin Ndreu, për të cilin tha se do të ngrejë padi.

“Kam ardhur nga Italia posaçërisht për këtë eveniment, pasi jam ftuar nga përgjegjësi i kulturës në Bashkinë e Lezhës. Sapo ka mbërritur kreu i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, është dhënë urdhër që të më largojnë. Ndaj meje është përdorur dhunë dhe unë së bashku me avokatin do të bëjmë denoncim në prokurori për rastin.

Jam ftuar të marr pjesë në ceremoninë  e inagurimti të Fishtës, nuk kisha ajnsë qëllim tjetër përveç se të nderoja Fishtën”- thotë Ndocaj.

Ai denoncon përdorimin e dhunës nga forcat policore dhe shprehet se është mbajtur disa orë në rajon me motivacionin për prishje të rendit publik.

“Gjatë rrugës në furgon u kërkova që të më çojnë në spital se isha shumë keq nga dhuna e përdorur. Dhuna ishte e pashembullt dhe e pashoq. Nuk më çuan në spital, por në rajon, më pas erdhi doktori dhe ai u tha që të më çojnë urgjent në spital. Më mbajtën edhe 4 orë të tjera në rajon të policisë me motivin për prishje të rendit publik. Do ta ndjek këtë çështje se është e rëndë që se i shkelet të drejtat një qytetari të lirë. Po përgatisim padinë”- theksoi ish-deputeti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë