Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

75-vjetori i OKB-së, Ruçi: Bashkimi mjeti për të arritur paqen, Basha: Kosova të marrë vendin që i takon

Nga A2 CNN
24 Tetor 2020, 11:10 | Politikë
75-vjetori i OKB-së, Ruçi: Bashkimi mjeti për të arritur

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kreu demokrat Lulzim Basha, kanë përshëndetur sot 75-vjetorin e themelimit të OKB-së. Në fjalën e tij kryeparlamentari thekson se paqja dhe jo lufta janë zgjedhja e njerëzimit, ndërsa shton se pozita e Shqipërisë në OKB ka ardhur duke u fuqizuar dhe aktualisht vendi ynë ka paraqitur kandidaturën për anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit për vitet 2022-2023.

“Bashkimi dhe jo ndarjet janë mjeti për arritjen e paqes; se demokracia në asnjë komb nuk mund të ndërtohet e të jetë e qëndrueshme, pa demokratizuar vendimmarrjet botërore.

Shqipëria u pranua anëtare e OKB-së më 14 dhjetor 1955, pas një dekade përpjekjesh për të siguruar këtë të drejtë, si zbatim i parimit të universalitetit të kësaj organizate të madhe botërore.

Pozita e Shqipërisë në OKB ka ardhur duke u fuqizuar dhe aktualisht vendi ynë ka paraqitur kandidaturën për anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit për vitet 2022-2023, për të cilën po fitojmë gjithnjë e më shumë mbështetje ndërkombëtare”.

Ruçi thekson se Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon një diplomaci intensive parlamentare për të arritur këtë objektiv.

Nga ana e tij kryedemokrati Basha kërkon që Republika e Kosovës të marrë sa më shpejt vendin që i takon si shtet anëtar me të drejta të plota në OKB.

https://a2news.com/2020/10/24/75-vjet-okb-nga-krizat-humanitare-te-pandemia/

“Në këtë 75 vjetor të OKB dua të shpreh urimin që gjithashtu që Republika e Kosovës të marrë sa më shpejt vendin që i takon si shtet anëtar me të drejta të plota i kësaj organizate. Unë dhe qeveria e ardhshme e Shqipërisë do japim mbështetje të pakursyer për ta bërë këtë realitet.

Sivjet mbushen gjithashtu 65 vjet nga pranimi i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Është dita për të rikonfirmuar përkushtimin tonë për të ndjekur parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe e mbështetur misionin e OKB-së në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë”, shkruan Basha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë