Barcelona – Real, ethet e “El Clasico”, Zidane rrezikon stolin në Madrid

el classico 1100x620

Barcelona përballë Real Madrid. Kjo e shtunë, në orën 16:00 rikthen duelin ndërmjet dy rivalëve të përjetshëm. “El Clasico” gjithsesi është e ndryshme nga sfidat e mëparshme.

Në “Kamp Nou”, trajneri Ronald Kuman kërkon të fitojë besimin e tifozëve, pas një sezoni që nisi mes polemikave, krisjes me Lionel Mesin dhe largimeve.

Në anën tjetër, Zinedine Zidane luan të ardhmen në stolin e Realit. Pas nisjes jo bindëse të kampionatit dhe humbjes në Champions, në Madrid përflitet për emërimin e Raul në stol. Si alternativë e legjendës së “Los Blankos” është Pochetino.