Dhunë në Napoli, qindra persona protestojnë kundër masave anti-COVID

Kampanja është një nga rajonet italiane më të goditura nga vala e dytë e pandemisë. Aq sa guvernatori i saj ka dekretuar mbylljen e çdo aktiviteti gjatë orëve të natës, duke nënkuptuar edhe masa edhe më shtrënguese.  

Por natën e djeshme kryeqendra e rajonit, Napoli, u trondit nga protesta të dhunshme në qendër të qytetit, nga mijëra persona që ishin mbledhur për të protestuar pikërisht për masat.

Protesta, e organizuar në rrjetet sociale, degjeneroi në pak kohë në një sulm drejt forcave të policisë bashkiake që ndodheshin aty. Dhjetëra kazanë plehrash u dogjën, duke e bërë të pamundur frymëmarrjen në një nga qytetet me turistike të vendit fqinj.

Gjithsesi, vetëm 2 persona janë identifikuar dhe arrestuar nga forcat e rendit, që mes tyre radhisin të paktën 6 efektivë të plagosur.