Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Futboll për femra, Shqipëria thyhet në Skoci, Kosova barazon në Turqi

Nga A2 CNN
24 Tetor 2020, 14:13 | Futboll
Futboll për femra, Shqipëria thyhet në Skoci, Kosova barazon

Humbja e pestë, në gjashtë ndeshje të luajtura. Përfaqësuesja shqiptare e femrave u thye 3 me 0 në Skoci, në ndeshjen kualifikuese të Europianit 2022.

Rezistenca e vajzave të drejtuara nga Armir Grima zgjati vetëm 37 minuta, ndërsa në fundin e lojës, skuadra skoceze realizoi edhe dy gola të tjerë, duke u ngjitur në vendin e dytë të grupit.

Në anën tjetër, vajzat kuqezi e shohin veten të parafundit, me vetëm 3 pikë të grumbulluara nga 18 të mundshme.

Paraqitje bindesë ajo e përfaqësueses së Kosovës për femra, që edhe pse luajti për 55 minuta në inferioritet numerik, arriti të barazonte pa gola në fushën e Turqisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë