Kalojnë në raundin tjetër të testimit kandidatët për BKH-në, ambasada e SHBA: Jo të gjithë ia dolën

Ambasada e SHBA 1 1100x620

Ambasada e SHBA-së uron kandidatët që kaluan në raundin tjetër të përzgjedhjes për Byronë Kombëtare të Hetimit. Në një postim në Twitter, ambasada amerikane thekson se jo të gjithë ia dolën, sepse procesi është i vështirë, por i domosdoshëm, për të gjetur më të mirët e Shqipërisë.

“Urime kandidatëve të cilët kaluan në raundin tjetër të procesit së përzgjedhjes për Byronë Kombëtare të Hetimit. Jo të gjithë ia dolën sepse procesi është i vështirë, por i domosdoshëm, për të gjetur më të mirët e Shqipërisë”.

Komisioni i Përzgjedhjes mbylli një ditë më parë procesin e Testit për Aftësitë Fizike dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit. Ata do t’i nënshtrohen Testit të Esesë me shkrim në datën, 26.10.2020.

Testimi i Aftësive Fizike u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.