Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Koronavirusi ndal sërish xhirimet e “Mission Impossible 7”

Nga A2 CNN
24 Tetor 2020, 18:34 | Showbiz

Mision i pamundur po duket përfundimi i xhirimeve të filmit “Mission Impossible 7”.

6 pjesëtarë të stafit që po xhironte disa skena në Venecia kanë rezultuar pozitivë me koronavirus dhe puna është pezulluar menjëherë.

Protagonisti kryesor i sagës, Tom Cruise, kishte mbërritur në qytetin italian të hënën dhe kishte shkuar menjëherë në hotel. Ditën pasardhëse është paraqitur në sheshxhirim me maskë dhe duke mbajtur distancat nga stafi.

Aktori i famshëm ka qenë edhe në muajin shkurt në Venecia për të xhiruar skenat e filmit të shtatë të sagës, por gjithçka u ndal për shkak të futjes së Italisë në karantinë.

Atëherë pati deklaruar se do të kthehet për të vijuar me xhirimet, por sërish gjithçka është pezulluar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë