Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

PD i përgjigjet Ramës për banesat e ndërtuara pas tërmetit: Orvatet të mbulojë faktet me video 3D

Nga A2 CNN
24 Tetor 2020, 10:12 | Politikë
PD i përgjigjet Ramës për banesat e ndërtuara pas

Pas publikimit të videos të kryeministrit Rama për banesat e reja të ndërtuara për banorët e prekur nga tërmeti, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike. Drejtori i kabinetit në PD, Dorjan Teliti i është kundërpërgjigjur kryeministrit se ka ndërtuar vetëm 29 shtëpi nga 3389 të rrënuara nga tërmeti.

“Me vetëm 29 banesa të rindërtuara, ER mund t'u shfaqë shqiptarëve vetëm VIDEO 3D, por jo FAKTE. Nga 3389 shtëpi të rrënuara nga tërmeti, ka ndërtuar vetëm 29 prej tyre (më pak se 1%);

Nga 77.5 milion euro të premtuara për ndërtimin e shkollave, 0 objekte të rindërtuara. Bashkia e Tiranës as nuk ka nisur nga puna në asnjë objekt.

Nga 248.7 milion euro të premtuara për rindërtimin e banesave kolektive, 0 banesa kolektive të rindërtuara.

Nga 78 milion euro të premtuara për rikonstruksionin e mjediseve të përbashkëta, 0 ndërtesa (pallate) të rikonstruktuara gjer më sot.

Vetëm inceneratorët dhe PPP-të korruptive të mafias qeveritare marrin vërtet para nga ER.

Një qeveri që orvatet të mbulojë faktet me VIDEO 3D, është një qeveri që po vjedh”, shkruan Teliti.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli