PD: Rama-Veliaj-Ahmetaj, mashtrim me inceneratorët, të përfshirë “ndragheta” dhe Banda e Lushnjës

Pd zhupa 1100x620

Partia Demokratike i rikthehet edhe një herë çështjes së inceneratorëve, kësaj radhe në Tiranë. Në një deklaratë përbashkët, kryetari i FRPD Belind Këlliçi dhe zëdhënësja Ina Zhupa, kanë denoncuar atë që cilësojnë si “skemën kriminale” që sipas tyre ka si autorë kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe ish-ministrin Arben Ahmetaj, por edhe elemente të krimit ndërkombëtar.

“Skema e mafies së plehrave, e cila është ngritur nga Edi Rama, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj, elemente të “Ndraghetës” dhe bandës së Lushnjës, lidhet drejtëpërdrejt me grumbullimin, transportin e plehrave, landfillin e Sharrës dhe inceneratorin e Tiranës”.

Sipas tyre, Rama-Veliaj, transferojnë̈ përmes sekserëve të tyre çdo vit plot 11 milionë euro në parajsat fiskale.

Skema e mashtrimit, sipas tyre, përfshin faturimin e mbetjeve, 650 tonë mbetje, “duke i kthyer kështu kryeqytetasit, qytetarët e Tiranës, në konsumatorët më të mëdhenj se qytetarët francez”.

Sipas tyre, shteti po bën gjithçka që t’i garantojë fitime të mëdha monopolit që i kanë dhënë atij që PD cilëson si  “sekseri i tyre”,  Mirel Mërtiri.

Për PD, “Asnjë̈ nuk do kalojë pa marrë dënimin e merituar nga drejtësia. Treshja Rama-Ahmetaj- Veliaj, të cilët janë në krye të kësaj skeme kriminale mafioze, do të dalin para drejtësisë̈, në mos sot, nesër.