Përfshihet nga flakët një servis në Elbasan

elbasan zjarr 1100x620

Një pikë servisi është përfshirë nga flakët në fshatin Katundi i Ri në aksin rrugor Elbasan- Metarlugji. Si pasojë e flakëve të zjarrit, po digjet një magazinë me pjesë këmbimi si dhe dy mjete të cilat kanë qenë të parkuara brenda ambienteve të këtij servisi.

Policia njofton se nuk ka dëme në njerëz, ndërkohë që po punohet për shuarjen e flakëve

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 24.10.2020, rreth orës 07:50, në aksin rrugor Elbasan- Metarlugji , në fshatin  Katundi i Ri, ka rënë zjarr në një pikë servisi në pronësi të shtetasit K.B.,  banues në Elbasan.

Si pasojë e flakëve të zjarrit po digjet një magazinë me pjesë kembimi si dhe dy mjete të cilat kanë qenë të parkuara brenda ambjenteve të këtij servisi.

Dëme në njerëz nuk ka.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe të Zjarrëfikses dhe po punohet për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.