Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Punimet në Unazën e Madhe, Sheshi “Shqiponja” për 4 muaj i bllokuar, ARRSH: Kjo fazë kërkon sakrificë

Nga A2 CNN
24 Tetor 2020, 13:49 | Aktualitet

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia kanë prezantuar planin e menaxhimit të trafikut, për shkak të punimeve që po kryhen tek Unaza e Madhe në kryeqytet. Sipas tyre, përmbyllja e kësaj faze do të zgjasë 4 muaj, dhe kërkon sakrificë e mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve për të arritur, që kjo nyje të përballojë mbi 45 mijë mjete në ditë dhe të mos ketë më bllokim. 

“Është faza 3, më e rëndësishme e këtij projekti që na duhen 4 muaj sfidë, sakrificë për të arritur që kjo nyje të përballojë mbi 45 mijë mjete në ditë, që të mos kemi më bllokim në këtë nyje. Drejtuesit e mjeteve të na mirëkuptojnë. Koha fizike e kontratës është 25%, dinamika e ecurisë së projektit do të na japë rezultate të mira që për 3-4 muaj ta përfundojmë këtë fazë”.

Një tjetër problematikë që do t’i jepet zgjidhje në 3 javët e ardhshme është qarkullimi i ambulancave, për të cilat kreu i ARRSH-së tha se do të krijohet rrugë aksesi.  

“Janë marrë masa që të mos ketë bllokime dhe duke i dhënë prioritet mjeteve të emergjencës nga të dyja drejtimet. Do të adresojmë problematikat. Fluksi i ambulancat drejt spitalit të Traumës është 200 mjete në ditë dhe në 3 javët e ardhshme do të krijojmë rrugë aksesi vetëm për to”.

Kreu i ARRSH Ergys Verdho sqaroi se, drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu duhet të përdorin urën e Babrroit, ndërsa ata nga jugu do të kalojnë në rrugën Tiranë-Elbasan, dhe ata që vijnë nga Kavaja të përdorin rrugën e Ndroqit.

"Për ata që duan të aksesojnë rrugën “Dritan Hoxha” do aksesohen në semaforin e rrugës “Abedin Rexha” e cila të nxjerr në pjesën e zonës së Helikopterëve dhe me tre rrugët dytësore aksesohen në rrugën “Dritan Hoxha”. Qarkullimi i mjeteve nga rruga “Teodor Keko” për tek rruga “Dritan Hoxha” do bëhet po përmes rrugës “Abedin Rexha”. Pjesa e automjeteve që vjen nga Veri i vendit do të aksesohet nga ana e urës së Babrroit për të dyja drejtimet”- tha Verdho.

Ndërsa drejtori i Policisë Rrugore për Tiranën, Erion Ahmeti, tha se janë marrë të gjitha masat në bashkëpunim edhe me Policinë Bashkiake për të bërë të mundur menaxhimin e qarkullimit të automjeteve sipas grafikut të përgatitur.

“Prej dy javësh është përgatitur plani i menaxhimit të trafikut. Është bërë e mundur që të gjitha arteriet në rrugët hyrëse dhe dalëse të Tiranës të inspektohen dhe të hidhen tek plani i menaxhimit të trafikut. Shërbimi i Policisë Rrugore Tiranë ka marrë detyrimet së bashku me Policinë Bashkiake për të menaxhuar të gjithë degëzimet dhe kryqëzimet dhe për një rrjedhshmëri trafiku në hyrje dhe në dalje”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë