Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rekord rastesh të reja me koronavirus në SHBA

Nga A2 CNN
24 Tetor 2020, 08:41 | Bota
Rekord rastesh të reja me koronavirus në SHBA

Rastet e koronavirusit në SHBA kanë arritur një rekord të lartë ditor, ndërsa shtetet përplasen me një valë të rinovuar të infeksioneve. Sipas autoriteteve shëndetësore, të premten, u raportuan 83.010 raste të reja.

Gjenerali kirurg i SHBA Jerome Adams ka paralajmëruar se numri i pranimeve në spital po rritet, por nivelet e vdekshmërisë po bien për shkak të kujdesit më të mirë ndaj pacientit, raporton BBC.

Kjo vjen ndërsa gjigantët e farmacisë AstraZeneca dhe Johnson & Johnson rinisin provat e vaksinave amerikane pas miratimit nga rregullatorët.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar një ditë më parë vendet në hemisferën veriore se janë në një "pikë kritike".

Sipas Projektit të Ndjekjes Covid, gati 8.5 milionë raste të koronavirusit janë raportuar në Amerikë që nga fillimi i pandemisë.

Rritja ditore të premten tejkaloi me më shumë se 6,000 raste rekordin e mëparshëm të projektit gjurmues prej 76,842, më 17 korrik.

Gjatë javës së fundit, SHBA. ka regjistruar 441,541 infeksione të reja, rritja më e madhe 7-ditore që nga fundi i korrikut.

Numri i njerëzve që kanë vdekur nga koronavirusi, gjithashtu, është rritur në mënyrë të qëndrueshme, gjatë gjashtë ditëve të fundit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli