Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shtrohet në spital kryebashkiaku i Stambollit, i prekur nga Covid-19

Nga A2 CNN
24 Tetor 2020, 14:26 | Bota
Shtrohet në spital kryebashkiaku i Stambollit, i prekur nga Covid-19

Kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu njoftoi se ishte pozitiv me koronavirus dhe është shtruar në spital, pasi kishte temperaturë.

"Natën e kaluar rreth orës 21:00 kisha ethe dhe temperaturë 38 gradë dhe vendosa ta kaloj natën në spital," tha ai në një video.

"Tani ndihem mirë, temperatura nuk është e lartë", u shpreh kryebashkiaku nga dhoma e Spitalit në Stamboll.

Imamoglu u zgjodh kryetar i bashkisë së metropolit turk, në korrik të vitit 2019, për partinë Chp pasi mposhti kandidatin e mbështetur nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe partia e tij Akp.

A2 CNN Livestream

Dita jonë