Si mund të shpallet Mercedes kampion për Konstruktorë në Portugali?

mercedes 600x338

Mercedes mund të fitojë titullin e shtatë botëror radhazi për Konstruktorë prej garës së kësaj të diele në Portugali. Skuadrës gjermane i nevojitet që në përfundim të garës të ketë 220 pikë avantazh nga ndjekësit e Red Bull, me diferencën aktuale që është 180 pikë.

Në prag të Çmimit të Madh në Portimao, këto janë të gjitha mundësitë që Mercedes të fitojë titullin prej garës së 12 sezonale, çka është një konfirmim i dominimit absolut të kësaj skuderie edhe në këtë edicion të Formula 1. Superfuqia e Mercedes ka qenë e papërballueshme për rivalët në pistë dhe titulli për Konstruktorë, i fituar kur do të mbeten edhe pesë gara nga mbyllja e kampionatit, nuk duket utopi.

Kombinimet që të nisë festa janë të shumta dhe nuk lidhen vetëm me rezultatet e pilotëve Lewis Hamilton e Valtteri Bottas. Që diferenca me 220 pikë nga Red Bull të realizohet, Mercedes duhet të fitojë 40 pikë më tepër se rivalët. Nëse skuadra siguron dy vendet e para në Portimao, me kuotën që mund të shkojë në 44 pikë, duke shtuar edhe bonusin për xhiron më të shpejtë, titulli do të fitohet nëse Red Bull me Verstappen dhe Albon nuk grumbullon më tepër se 4 pikë në total.

Nëse Hamilton dhe Bottas pozicionohen në shkallën e parë dhe të tretë të podiumit, Mercedes do ta fitonte matematikisht titullin vetëm nëse asnjë nga pilotët e Red Bull nuk do të klasifikoheshin në dhjetë vendet e para dhe nuk do të realizonin xhiron më të shpejtë të garës.