Task Forca zbret në terren, këshillon qytetarët për mbajtjen e maskës

task forca 1100x620

Dhjetë ditë pas vendosjes së masave të reja anti-covid, Task Forca ndërinstitucionale ka zbarkuar në terren për të ndërgjegjësuar qytetarët që të vendosin maskën. Kryeministri Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku shihet grupi i Task Forcës që këshillon qytetarët në rrugë dhe shpërndan maska për ata që nuk e kanë vënë.

“Task Forca ndërinstitucionale është në krye të detyrës për zbatimin e masave anti-COVID, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

Ekipet e Task Forcës kanë vijuar edhe sot këshillimet për mbajtjen e maskës në rrugët më të populluara të Tiranës, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e veprimeve individuale për të mirën e përbashkët”, shkruan Rama.