Ekspertja e shëndetësisë pranë PD: Ja 3 të vërtetat që nuk tha Manastirliu

WhatsApp Image 2020 10 25 at 16.43.23 1100x620

Me anë të ekspertes së shëndetësisë Liljana Ramasaçi, Partia Demokratike ka reaguar ndaj ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ishte këtë të diel në spitalin Infektiv.

Ramasaçi theksoi se “sulmi ndaj opozitës që ngre zërin për jetën dhe shëndetin nuk e fsheh dot kaosin e shëndetësisë nga paaftësia e ministrisë”.

Më tej, ekspertja në PD tha se askush se mohon dot se në urgjencën e Sanaroriumit janë shtruar të prekurit nga COVID-19 bashkë me të sëmurët e tjerë të painfektuar.

Deklaratë e ekspertes së shëndetësisë pranë PD

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shfaqi sot gjithë arrogancën e pushtetit, që nuk ka asnjë ndjeshmëri për njerëzit e mbushur me halle dhe probleme shëndetësore.

Natyrisht, askush nuk pret të vërtetën nga një ministre dhe një qeveri që, në vend që të mundësojë një shërbim shëndetësor cilësor, bëri tendera sekretë për letra higjienike dhe bleu vetëm 5 aparatura respiratore kineze gjate kohës së pandemisë.

Por, çfarë nuk tha sot Ogerta Manastirliu në atë shfaqje të sforcuar te spitali infektiv ?

• E para që nuk tha është tejmbushja e spitalit infektiv dhe se prej ditës se djeshme urgjencat shkojnë te gjitha në spitalin e senatoriumit.

• E dyta që nuk tha është se ne spitalin infektiv, skaneri mjeti kryesor i punës, është jashtë funksionit.

• E treta që Ogerta Manastirliu nuk tha është largimi në drejtim të paditur i drejtorit të senatoriumit ne momentet e situates se emergjences.

Sot, kur qytetarët kanë nevojë të dinë të vërtetën, në mënyrë që të mos përfundojnë si Lutfiu i ndjerë, Ogerta Manastirliu dhe Edi Rama zgjedhin të sulmojnë opozitën që ngre zërin për shqetësimin e qytetarëve.

As Ogerta Manastirliu dhe askush tjetër, nuk mund të mohojnë se mbrëmë, të sëmurë me COVID, nuk janë shtruar tek spitali infektiv, por tek Urgjenca e Senatoriumit, bashkë me pacientë të painfektuar.

Kjo nuk është një shenjë e përgatitjes siç pretendon Ministrja e tenderave sekretë dhe e premtimeve boshe.

Shtrimi në urgjencë i të sëmurëve me COVID, do të thotë keqmenaxhim i situatës nga Ministrja e Shëndetësisë dhe qeveria e saj.

Ky kaos ka në bazë paaftësinë e Ministres së Shëndetësisë dhe të Kryeministrit për të menaxhuar situatën. Problemi i tyre janë zgjedhjet dhe, përmes propagandës së pamëshirshme, kanë vënë në lojë jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Gjobat për maskat nuk janë masë që parandalojnë virusin apo e kurojnë atë.

I bëjmë thirrje përsëri për zbatimin e masave te propozuara nga kreu i opozitës. Nëse jo për të gjitha fushat, të paktën për shëndetësinë!

Jeta dhe shëndeti i qytetarëve vlen më shumë se karrigia e Kryeministrit dhe Ministres së Shëndetësisë!