I armatosur në mitingun e Trump, arrestohet reperi i njohur

Reperi i njohur Offset u ndalua nga policia ndërsa hyri me makinën e tij në mes të një takimi elektoral në mbështetje të presidentit Trump në Los Angeles.

Në një video të shfaqur në Instagram nga vetë muzikanti, shihet 28 vjeçari ndërsa refuzon urdhrin e policisë për të zbritur nga makina.

Një prej oficerëve gjithashtu i shpjegon arsyen e ndalimit Offset dhe shprehet se kishte pasur një ankesë se një person në makinë iu kishte “valëvitur” pistoletën të pranishmëve në zonën ku mbahej mitingu.

Në deklaratën zyrtare të policisë më pas mësohet se ishte kushëriri i Cardi B, Marcelo Almanzar ai që kishte armën dhe që më pas u arrestua. Ai u akuzua për armëmbajtje pa leje dhe më pas u la i lirë pasi pagoi një garanci prej 35 mijë dollarësh.

Në videon e publikuar nga Offset, gjithashtu ai shfaqet duke iu thënë policëve se është një personazh i njohur dhe se nuk do të zbatojë urdhrat e tyre për të ngritur duar lart.

  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Opozita në zgjedhje
  • LAJMI I FUNDIT | I ftuar: Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane
  • LAJMI I FUNDIT | Mediu: Mbështetja e Vucic për Ramën, skandaloze