“Kapacitetet spitalore janë ezauruar”, Spahia: Mjaft më me propagandë, indiferenca do ketë kosto

bardh spahia 1100x620

Ish deputeti demokrat, Bardh Spahia rikthehu edhe njëherë në vëmendjen nevojën për të rritur kapacitetet spitalore dhe personelin e trajnuar mjekësor për t’u përballur me pandeminë e koronavirusit, në një kohë që muajt në vijim parashikohen më të zymtë.

Spahia i bën thirrje qeverisë që të heqë dorë nga propaganda dhe të marrë masa të menjëhershme pasi indiferenca do ketë kosto të mëdha në jetë njerëzish.

“Për të ngritur një repart të terapisë intensive Covid-19, jo spital siç premton në ajër kryeministri-piktor, nuk mjafton një krevat e respirator, por mbi të gjitha duhet personel i trajnuar mirë madje, mjekësor e infermieristik. Dhe me trajnimin e tyre nuk mund të improvizohet, sepse bëhet fjalë për të shërbyer në reparte dhe situata tepër të vështira, bëhet fjalë për jetë njerëzore.

Rritja e kapaciteteve do të thotë më shumë mundësi që shumë nga pacientët që lihen në shtëpi edhe kur paraqesin shenja të rëndësishme të mund të trajtohen më shpejt në kushte spitalore duke e përmirësuar shumë prognozën. A e keni pyetur ndonjëherë veten përse e kemi afro 100% vdekshmërinë e pacientëve covid+ të intubuar, ndërkohë që Italia në pikun maksimal e me pacientë me moshë mesatare shumë më të lartë arrinte në 50%”, shkruan mes të tjerash Spahia.