Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Khabib ruan titullin kampion dhe tërhiqet nga MMA

Nga A2 CNN
25 Tetor 2020, 09:25 | Sporte të tjera

“Shqiponja” Khabib Nurmagomedov nuk do të jetë më pjesë e MMA.

Pasi mbrojti titullin kampion në këtë sport kaq të vështirë ndaj amerikanit Justin Gaethje, luftëtari nga Daghestani bëri dhe njoftimin e papritur të tërheqjes së tij.

Ndeshja u mbyll në raundin e dytë pasi Khabib bëri një kapje shumë të bukur të kundërshtarit që e detyroi të dorëzohej. Në momentin kur gjyqtari shpalli fituesin dhe nofkën “i pamposhturi”, Khabib hodhi dorezat në mes të ringut duke njoftuar tërheqjen.

Me 29 fitore në 29 ndeshje, kampioni u shpreh se nuk mund të luftonte më pa pasur në krahë babanë dhe trajnerin e tij Abdul, i cili ndërroi jetë për shkak të koronavirusit disa javë më parë.

Khabib tha se i kishte premtuar nënës së tij se do të tërhiqej dhe se është njeri i fjalës. ′′Ji afër me prindërit. Asnjëherë nuk e dini se çfarë do të ndodhë nesër", u shpreh 32-vjeçari.

A2 CNN Livestream

Dita jonë