Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Koronavirusi, Italia shtrëngon më tej masat, lokalet mbyllen në orën 18:00

Nga A2 CNN
25 Tetor 2020, 12:16 | Bota
Koronavirusi, Italia shtrëngon më tej masat, lokalet mbyllen në

Italia ka shtrënguar dhe më tej masat kundër koronavirusit, pas rritjes galopante që kanë pësuar shifrat e rasteve të reja dhe viktimat.

Edhe pse në shumë qytete kryesore tashmë ka reagime nga qytetarët kundër masave sidomos atyre të ndalim qarkullimit, kryeministri Conte ka nënshkruar të dielën dekretin e ri në lidhje me pandeminë.

Kështu në këtë dekret parashikohet mbyllja e të gjithë lokaleve dhe restoranteve pas orës 18:00 të mbrëmjes. Nuk do të lejohen grumbullimet në mjedise të hapura dhe të mbyllura. Mbyllen teatrot, pishinat, kinematë etj.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi nga e hëna dhe do të qëndrojnë të paktën deri më 24 nëntor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë