Koronavirusi në Shqipëri, katër viktima dhe 299 raste të reja

koronavirusi ne shqiperi foto a2 22 1100x620

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur përditësimin e situatës Covid në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 299 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Po ashtu u bë me dije se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 4 qytetarë.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1315 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 299 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 106 qytetarë, duke e çuar në 10654 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

184 raste në Tiranë, 23 raste në Korçë,

12 raste në Vlorë, 11 raste në Kuçovë,

8 raste në Durrës, 7 raste në Elbasan,

6 raste në Pogradec dhe Përmet,

5 raste në Librazhd, 4 raste në Shkodër dhe Lezhë,

3 raste në Fier, Pukë, Tropojë, Sarandë, Skrapar,

2 raste në Krujë, Kurbin, Prrenjas,

1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Berat, Kamëz, Mat, Fushë-Arrëz, Cërrik.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 64 vjeçar nga Elbasani, një 65 vjeçar nga Tropoja, një 77 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Gramshi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes  Sociale ju bën apel qytetarëve: Vendoseni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (25 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                            299

Të shëruar ne 24 orë                       106

Të shtruar në spitale                        271

Humbje jete në 24 orë                         4

Testime ditore                                      1315

Testime totale                     117025

Raste pozitive                       19157

Raste të shëruara               10654

Raste Aktive                            8026

Humbje jete                            477

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  4113

Durrës                  757

Fier                         510

Shkodër                497

Korçë                    488

Lezhë                     383

Elbasan                  348

Vlorë                     319

Berat                      229

Kukës                      183

Gjirokastër           102

Dibër                      97