Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kthimi i Kodit Zgjedhor nga Presidenti, Rudina Hajdari kërkon mbledhjen e Këshillit Politik

Nga A2 CNN
25 Tetor 2020, 15:17 | Politikë
Kthimi i Kodit Zgjedhor nga Presidenti, Rudina Hajdari kërkon mbledhjen e

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, e sheh një mundësi të mirë për t’u ulur edhe njëherë në tryezën e Këshillit Politik, vendimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të kthyer në Kuvend Kodin e ri Zgjedhor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari kërkon rimbledhjen e Këshillit Politik, të martën, në orën 11:00, ku palët të ulen dhe të arrijnë një kompromis për t’iu dhënë fuqi qytetarëve për përzgjedhjen e deputetëve dhe jo kryetarëve të partive.

“Në 30 vite, reformat zgjedhore në këtë vend kanë shërbyer vetëm e vetëm për të përfaqësuar interesat e pak njerëzve, duke e deformuar vullnetin e qytetarëve, duke e dobësuar fuqinë e tyre, duke deformuar kuptimin e sovranitetit të popullit e duke prodhuar si rrjedhojë kriza politike të cilat e kanë mbajtur vendin peng.

Prandaj, duke shfrytëzuar mundësinë që kemi përpara, ju ftoj që ditën e martë, në orën 11:00, të riulemi në tryezë dhe të arrijmë një kompromis, ku baza duhet të jetë fuqizimi i qytetarëvë duke i dhënë përparësi absolute në formulën e përzgjedhjes së deputetëve, votës qytetare e jo preferencës së kryetarëve”, shkruan mes të tjerash Hajdari.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu