Në Stëblevë të Librazhdit, të sëmuresh të martën, “kushti” për të marrë kujdes shëndetësor

Njësia administrative e Steblevës në Librazhd, përfshin 5 fshatra dhe për 2 mijë banorët e zonës, kushti i vetëm për të marrë shërbim shëndetësor, është të sëmuren ditën e martë.

Krahas mungesës së mjekut dhe mbërritjes sporadike të infermierëve, banorët duhet të përballen me vështirësitë që dimri i acartë sjell në këtë zonë malore.

Gjithsesi, kujdesi shëndetësor është ajo ç’ka banorët kërkojnë. Kryeplaku shpjegon se banorët e kanë një mundësi, telefonatën.

Ankesat e përhershme të banorëve për këtë problem bien gjithnjë në vesh të shurdhër, kurse banorëve iu mbetet vetëm t’i drejtohen spitaleve të Librazhdit dhe Elbasanit, e jo në pak raste dhe atij të Tiranës.

  • LAJMI I FUNDIT | Pandemia dhe vaksinat, mjeku Pëllumb Pipero i ftuar në “Absolut 4”
  • LAJMI I FUNDIT | Të ftuar në “Absolut 4” Skënder Brataj dhe Gazmend Koduzi
  • LAJMI I FUNDIT | Pipero: Kjo pandemi vazhdon të ketë ende shumë të panjohura
  • LAJMI I FUNDIT | Pipero: Është politizuar më shumë sesa duhet kjo pandemi
  • LAJMI I FUNDIT | Pipero: Mjekët shqiptarë duhet të ndjehen krenarë për atë që kanë bërë
  • LAJMI I FUNDIT | Pipero: Përdorimi i antibiotikëve pa konsultën e mjekëve është i gabuar
  • LAJMI I FUNDIT | Brataj: Numrat e telefonatave kanë rënë në 1600-2000
  • LAJMI I FUNDIT | Brataj: Treguesit bëjnë me dije se tashme kemi një incidencë në rritje