“Oferta” e Vlorës, plazh në fund të tetorit, pushuesit ende në bregdet

Dielli i këtij fundtetori po josh jo pak plazhistë, të cilët nuk mjaftohen me shijimin e rrezeve, por hyjnë edhe në det, siç ndodh këto ditë në Vlorë.

Të huajt e frenkuentuan përgjatë verës bregdetin e Vlorës dhe tashmë duket se nuk ndahen dot nga ky vend.

“Jam nga Ukraina dhe kjo është hera e parë që vij këtu. Jo vetëm Vlora, por e gjithë Shqipëria është e këndshme”, tha një pushues.

Pushuesit shqiptarë pëlqejnë klimën e Vlorës. Në muajt e verës, pothuajse 40% e pushuesve ishin nga Europa Lindore, ndërsa pjesa tjetër përbëhej nga shqipfolës, kryesisht nga shqiptarë të Kosovës.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 363 të shëruar, 474 raste të reja dhe 7 humbje jete
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 363 të shëruar, 474 raste të reja dhe 7 humbje jete
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 363 të shëruar, 474 raste të reja dhe 7 humbje jete