PD: Gjendja në spitale jashtë kontrollit, shtretërit po ezaurohen. Covid-3 nuk mjafton

1 135 1100x620

Një situatë totalisht jashtë kontrollit, është ajo që denoncoi Partia Demokratike në lidhje me gjendjen në spitalet Covid.

Shtretërit janë drejt ezaurimit dhe pacientët po lihen në rrugë, deklaroi ish-deputetja, Oriola Pampuri, e cila e quajti të pamjaftueshme edhe hapjen e të ashtuquajturit spital Covid-3, që në fakt është vetëm një repart.

“Në dyert e spitaleve Covid dhe në urgjencën e QSUT-së, 24 orët e fundit kanë qenë dramatike! Situata është totalisht jashtë kontrollit, shtretërit janë drejt ezaurimit, shërbimi është në ditët e tij më të këqija dhe pacientët po lihen në rrugë. Sot, mund të dalin dhe të lajmërojnë se do të hapin Covid 3. Nuk është e mjaftueshme! Covid 3 në të vërtetë nuk është një spital. Është ish-pavijoni i urologjisë, me një përshtatje bazike të 11 dhomave me nga 2 shtretër. Pra, ai mund të akomodojë vetëm 22 persona, pothuajse asgjë për numrin e lartë në rritje të të infektuarve. Është një zgjidhje vetëm për pak ditë, ndërsa situata pritet të përkeqësohet”, shprehet Pampuri.