Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Roma në flakë, protestohet kundër masave anti-Covid

Nga A2 CNN
25 Tetor 2020, 09:44 | Bota

Pas trazirave dhe përleshjeve në Napoli, protestat kundër masave shtrënguese të qeverisë për të parandaluar përhapjen e pandemisë u transferuan në Romë.

Mijëra njerëz u grumbulluan në “Sheshin e Popullit”, në qendër të kryeqendrës italiane për të protestuar kundër masave anti-Covid dhe ndalimit të qarkullimit.

Në mesnatë u regjistruan dhe përplasjet me forcat e rendit, kur këto të fundit iu kërkuan të pranishëmve që të largoheshin për në shtëpi. Në drejtim të policisë u hodhën fishekzjarrë dhe sende të forta, ndërkohë që kjo e fundit u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës. Dhjetëra persona u arrestuan.

Manifestuesit më pas u zhvendosën në një shesh tjetër duke thërritur “Thuaji jo diktaturës sanitare” gjatë marshimit të tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë