Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rritja e të infektuarve, Basha: Shqiptarët në mëshirë të fatit, 4 hapa urgjente në ndihmë të shëndetësisë

Nga A2 CNN
25 Tetor 2020, 15:26 | Politikë
Rritja e të infektuarve, Basha: Shqiptarët në mëshirë

“Shqiptarët janë lënë në mëshirë të fatit”, kështu shkruan kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në rrjetet sociale për sa i përket situatës së krijuar në vend nga pandemia e koronavirusit, ku shifrat e të infektuarve janë rritur ditë pas ditë.

Numri 1 i selisë blu përsëriti edhe njëherë thirrjen e tij për aplikimin e 4 hapave urgjente të propozuar nga PD në planin me 5 pika për të ndihmuar shëndetësinë në këtë situatë të vështirë.

“Rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për mjekimin në shtëpi kundër Covid, bonusi i premtuar dhe angazhimi i të gjithë mjekëve e infermierëve dhe shtimi i kapaciteteve spitalore janë 4 hapa urgjente në ndihmë të shëndetësisë dhe shqiptarëve të lënë në mëshirë të fatit”, shkruan Lulzim Basha.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani