Siguria në rrugë, ekspertët: “Vizioni zero” i Ministrisë kërkon digjitalizim

Shumë shpejt në Kuvend pritet të mbërrijë paketa e re e kodit rrugor ku pritet ashpërsimi i një sërë masash për të ulur numrin e aksidenteve. Krahas kësaj Shqipëria do të aplikojë vizionin zero e përkthyer zero viktima në trafik deri në vitin 2050.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se 8 janë indikatorët në strategjinë europiane për sigurinë rrugore. Por për ekspertët rrugorë ky vizion i huazuar nga Suedia, ndonëse optimist është mjaft i vështirë për tu aplikuar Brenda një 20-vjeçari në Shqipëri.

Një tjetër pikë e strategjisë europiane është dhe trajtimi i aksidenteve dhe ruajtja e vendngjarjes por për ekspertët nevojitetet digjitalizim.

Edhe pse i shpallur si viti i sigurisë rrugore, 2020-a nuk ndryshon shumë nga vitet e mëparshme përsa i përket aksidenteve rrugore.

Ndonëse periudha e izolimit për shkak të pandemisë dhe kufizimi i lëvizjes pati një lloj ndikimi në uljen e qarkullimit të automjeteve, aksidentet e rënda vazhduan të marrin jetë njerëzish. Përgjatë 9 muajve në vend ndodhën 985 aksidente , me 141 humbje jete, 143 të plagosur rëndë dhe 988 të plagosur lehtë.

  • LAJMI I FUNDIT | Nis në A2 emisioni më i ri “Absolut 4”
  • LAJMI I FUNDIT | Të ftuar në “Absolut 4” sekretari i PD, Bardhi dhe ai i PS, Balla
  • LAJMI I FUNDIT | Të ftuar në “Absolut 4” analistët Afrim Krasniqi dhe Lutfi Dervishi