Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Taksitë elektrike, Cara: ERE synon të miratojë rezoluta të përshpejtuara, kundërshtojmë

Nga A2 CNN
25 Tetor 2020, 13:37 | Ekonomi
Taksitë elektrike, Cara: ERE synon të miratojë rezoluta të

Shoqatat e taksive duhet të japin opinionin e tyre në lidhje me përdorimin e makinave elektrike. Me anë të kësaj kërkese, Enti Rregullator i Energjisë u adreson grupeve të interesit katër pyetje të cilave Shoqatat e Taksive refuzojnë t’u përgjigjen.

Kryetari i Sindikatës, Bilbil Cara thotë se për futjen në treg të makinave elektrike duhen marrë statistika nga institucionet shtetërore.

“Këto do bëjnë sikur na kanë pyetur neve se kështu e kanë këto. Ta bëjnë pyetjen si me spec që nuk duhet të japë unë përgjigje, sepse ka një statistik, institucione shtetërore, jo ne si sindikatë. Dhe duan ta bëjnë sikur kanë pyetur grupet e interesit, thonë janë dakord dhe miratojnë ligjin”, shprehet ai.

Kryetari i sindikatës thotë se futja në treg e makinave elektrike në mënyrë të përshpejtuar ka kosto mjaft të mëdha për taksistët.

“Kush është ai taksist që nuk do të ketë një makinë elektrike? Por problemi është këtu. Sindikata shqiptare e taksistëve nuk është kundër tekonologjisë së re, por t’i vijë koha. Vetëm sivjet janë rinovuar 1239 taksi vetëm në Tiranë, pa logaritur në Republikë. Dhe nuk ka fuqi dhe kapacitet asnjë lloj taksisti që ta blejë këtë makinë.”

Në gjithë vendin ka mbi 2500 taksi individuale. Deri më tani makinat elektrike po përdoren më së shumti nga kompanitë e taksive pasi vetëm një automjet i tillë ka vlerën e rreth 30 mijë euro.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani