Turku i kërkuar nga Gjermania arrestohet në Morinë

dogana morines koronavisus 1100x620

Policia Kufitare e Morinës ka vënë në pranga  një shtetas turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare bënë të ndalimin e shtetasit turk I.E, 42 vjeç për të cilin autoritetet gjermane kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”,  për trafik droge.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.