Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zgjedhjet në SHBA, Trump ndalon në tre shtete në një ditë

Nga A2 CNN
25 Tetor 2020, 12:12 | Bota
Zgjedhjet në SHBA, Trump ndalon në tre shtete në një

Presidenti amerikan zhvilloi një blic tubimesh elektorale në tre shtete, pasi hodhi votën e tij të shtunën në Florida. Ai ndaloi në Karolinën e Veriut, Ohio dhe Wiskonsin të shtunën, ndërsa u përpoq të fitonte terren ndaj sfiduesit demokrat Joe Biden.

Presidenti republikan vazhdon të zhvillojë tubime më mijëra pjesëmarrës pavarësisht shpërthimit të ri të infektimeve me Covid-19 që po prekin kryesisht shtetet e mide westit, shtetbeteja të rëndësishme për fatin e zgjedhjeve.

Trump e minimizoi sërish situtatën pandemike në vend, dhe u tall me Joe Biden, për parashikimin e zymtë të një dimri të errët.

“Mendoj se Joe gjumashi po tregohet shumë i zymtë kur flet për një dimër të errët. Sa pesimiste është kjo, sa e tmerrshme është. Ata thonë se unë jam optimist..po është e vërtetë pasi e dua këtë vend.”, u shpreh ai.

Biden, i cili vijon të ketë një avantazh të qëndrueshëm në sondazhet kombëtare po bën fushatë në Pensilvani, një tjetër shtet i rëndësishëm. Për pak pjesëmarrës, të cilët qëndronin brenda automjeteve, Biden foli me tone të tjera për pandeminë..

“Ne nuk duam të bëhemi super shpërndarës të virusit”, u shpreh ai.

Me vetëm 10 ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit, Joe Biden gëzon një avantazh mesatar prej 8 pikë përqindje në sondazhet kombëtare ndaj Donald trump. Por gara është me e ngushtë në disa shtete të rëndësishme,si Micigan, Wiskonsin, Pensilvani, Florida, Ohio dhe Karolina e Veriut. Deri më tani, mbi 57milion amerikanë e kanë thënë fjalën e tyre përmes votimit të parakohëshëm.

A2 CNN Livestream

Dita jonë