Ana tjetër e Ishmit

Mes kodrinave të buta të Qarkut të Durrësit, ndodhet Ishmi, i cili shtrihet në një pozicion shumë të favorshëm gjeografik, rrethuar nga qyteti i Krujës, më në juglindje nga Tirana, në perëndim nga deti Adriatik dhe në jugperëndim nga Durrësi.

Në festën e trevës së Ishmit, që synohet të kthehet në një traditë të përvitshme, ku promovohen vlerat e trashëgimisë kulturore e natyrore, arsimore e patriotike të zonës, u zhvillua dhe panairi i produkteve tipike të Ishmit. Aty takuam bujqit e zonës të cilët na tregojnë vështirësitë me të cilat janë përballur deri në nxjerrjen e produkteve në treg, sektor i cili sipas tyre kërkon vëmendjen e strukturave shtetërore.

Kalaja mesjetare, pranë së cilës prehen dhe eshtrat e piktorit të mirënjohur, Ibrahim Kodra, janë vetëm pak nga ekspozeja e historisë dhe kulturës së zonës, që e bëjnë atraktive, por ende larg vëmendjes së vizitorëve. Sipas ekspertes së turizmit, Brunila Liçaj, njëkohësisht përgjegjëse e departamentit të Turizmit në Universitetin “Aleksandër Mosiu”, zona ka shumë për të ofruar, por shumë pak është bërë për promovimin e saj.