Bankat shtrëngojnë kreditimin, Jaka: Të lehtësohet financimi për të dalë nga kolapsi

Publikuar më: 26/10/2020, ora 14:54

Bankat shtrëngojnë kreditimin, Jaka: Të lehtësohet financimi për të dalë nga kolapsi

Publikuar më: 26/10/2020, ora 14:54

Bankat i kanë mbyllur dyert bizneseve, në një moment kur këto të fundit po kërkojnë financim për t’u ringritur dhe për të bërë investime pas krizës së shkaktuar nga pandemia.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, denoncon shtrëngimin e kushteve të kreditimit nga sistemi bankar, një pengesë e hasur edhe nga ato kompani që kanë aplikuar për programin e kredive me garanci sovrane.

Biznesi i kërkon edhe qeverisë të bëhet pjesë e financimit të rritjes ekonomike, duke asistuar sektorët që kanë më shumë nevojë për fonde.

Sipas Nikolin Jakës, biznesi është optimist për vitin e ardhshëm, por i druhet një mbylljeje të dytë të ekonomisë, që do të ishte fatale për të.