Basha thirrje SPAK: Çfarë prisni? Merrini të pandehur ata që përgjakin buxhetin dhe vjedhin shqiptarët

spak basha 1100x620

Me tone të forta kreu demokrat, Lulzim Basha, i ripërsëriti thirrjen SPAK-ut për marrë të pandehur ata që po vjedhin paratë e shqiptarëve.

“Nuk mjaftojnë deklarata dhe hapat e breshkës, sepse çdo ditë që ju nuk thërrisni e merrni të pandehur ata që marrin mln e shqiptarëve në kohë pandemie, inkurajoni vjedhjen, duhet të shkurajoni vjedhjen, merrini në pyetje thërritini në SPAK. Korrupsioni, vjedhja është ashiqare e vetmja arsye që livadhisin, është mosveprimi juaj apo veprimi i vonuar. Çfarë prisni do të jetë shumë vonë, nëse kjo bandë e strukturuar kriminale vazhdon të përgjakë buxhetin, dhe numri i të infektuarve viktimave dhe atyre që zhyten në varfëri rritet, keni detyrimin të veproni sot. Arrestojini dhe vërini para përgjegjësisë hajdutët e milionave në këtë kohë pandemie”, apeloi Basha.

Sipas tij, asnjë vend në Europë nuk shpenzon sa Edi Rama për koncesione, 1/10 e gjithë ekonomisë.