Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Çfarë pret PD nga “Venecia”? Basha i përgjigjet edhe lëvizjes së Jozefina Topallit

Nga A2 CNN
26 Tetor 2020, 14:23 | Politikë
Çfarë pret PD nga “Venecia”? Basha i përgjigjet

Gjatë komunikimit me gazetarët, Basha përshëndeti edhe reagimin e komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi, i cili i ka kërkuar Parlamentit që të presë opinionin e Komisionit të Venecias para se të rrëzojë dekretin e presidentit Meta. Ai tha se kjo është një goditje e rëndë për integrimin e vendit.

“Përshëndes komisionerin Oliver Varhelyi dhe rishpreh shqetësimin e thellë të BE dhe partnerëve tanë për shkatërrimin e klimës parazgjedhore dhe përpjekjen e Edi Ramës për të manipuluar sistemin para zgjedhjeve të ardhshme.

Përsëris edhe njëherë qëndrimin e PD para dhe pas dekretit të presidentit Meta, që kjo është një goditje e rëndë ndaj shanseve të Shqipërisë për integrimin europian dhe përgjegjësi është një dhe vetëm një: Ai që ka vënë xhepat e tij dhe hajdutëve të tij para shëndetit të shqiptarëve tani po vendos pushtetin dhe tij dhe frikën e largimit nga pushteti para interesave kombëtare të integrimit europian të vendit dhe një klime të qetë zgjedhore.

E mbështes këtë apel të Komisionerit në emër të BE dhe shpresoj që Komisioni i Venecias të ndërhyjë për të treguar fare qartë atë që ne demostruam gjatë gjithë këtyre muajve në tryezën e Këshillit Politik se ne ishim të përkushtuar ndaj standardeve zgjedhore dhe Edi Rama ka një tmerr të papërshkrueshëm nga procesi i ardhshëm zgjedhor dhe për këtë arsye ka shkelur dhe dhunuar standardet minimale zgjedhore që Europa i konsideron të domosdoshme për zgjedhje demokratike”.  

I pyetur për lëvizjen e re që do t'i shtohet skenës politke shqiptare, të kryesuar nga ish-nënkryetarja e PD-së,Jozefina Topalli, Basha tha se mirëpret këdo që ndihmon në rrëzimin e Ramës, ndërsa kush përpiqet të zgjasë qoftë edhe një orë qeverisjen e tij do të marrë përgjigjen qytetare.

“Nuk paragjykoj askënd që është në opozitë me Edi Ramën dhe ndihmon në largimin e tij, por çdokush që bën të kundërtën dhe përpiqet ta fshehë e ka të pamundur se qytetarët e kuptojnë. Çdokush që ndihmon në largimin e Ramës është i mirëpritur. Kush përpiqet, me apo pa maskë, ta zgjasë qoftë dhe një orë qeverisjen e Ramës do të marrë përgjigjen qytetare. Kjo është një çështje për jetë a vdekje, për ndryshim”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë