Covid-19 frikëson Francën, kreu i Komitetit Shkencor: Kjo valë më e fortë se e para, mund të arrijë në 100 mijë raste në ditë

Jean François Delfraiss 1100x620

“Ky virus është shumë i vështirë. Ne kemi marrë shumë informacione, por nuk dimë gjithçka. Kjo valë e dytë ndoshta do të jetë më e fortë se e para dhe ndikimi në sistemin shëndetësor do të jetë i menjëhershëm, në tri javët e ardhshme, në shërbimet e ranimacionit”, tha presidenti i komitetit shkencor francez, Jean-Francois Delfraissy gjatë një interviste për radion RTL.

Sipas tij, aktualisht ka mbi 50 mijë raste të reja me koronavirus në ditë, por Delfraissy beson se kjo shifër po shkon drejt 100 mijë rasteve në ditë.

“Përballë kësaj vale të fortë të koronavirusit ekzistojnë dy mundësi, ose një izolim më masiv, si në orë, ashtu edhe në shtrirjen gjeografike të territorit kombëtar dhe një bllokim “më pak i vështirë”, si ai I llojit irlandez. Në të dy rastet shkollat ​​duhet të qëndrojnë të hapura”,  tha Delfraissy, i cili theksoi se çdo vendim në këtë drejtim varet nga qeveria dhe politika.