Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Futbolli ende në bojkot, e premtja, dita vendimtare për nisjen e kampionatit

Nga A2 CNN
26 Tetor 2020, 15:54 | Futboll
Futbolli ende në bojkot, e premtja, dita vendimtare për nisjen e

Afro dy muaj bojkot dhe shtatë javë kampionat të humbura në Kategorinë Superiore. Liga Profesioniste vazhdon të presë përgjigje pozitive nga qeveria për plotësimin e katër kërkesave, ku më e rëndësishmja lidhet me ligjin e sponsorizimeve.

“Ridiskutuam edhe njëherë situatën. Prisnim, ditën e premte, një përgjigje nga Ministria e Financave, që akoma nuk e kemi zyrtarisht. Duke vlerësuar edhe takimin e zotit Duka me kryeministrin dhe sinjalet pozitive që kanë ardhur nga ky takim, Liga doli në konkluzionin që ne do të presim deri ditën e enjte, nëse do të kemi një përgjigje pozitive zyrtare nga qeveria, për t’u mbledhur pastaj përsëri për të diskutuar për vazhdimin apo jo të bojkotit”, u shpreh Edvin Libohova, president i Ligës së Futbollit.

E premtja do të jetë dita vendimtare për fillimin e edicionit të ri të futbollit, ndërsa formula e kampionatit nuk rrezikon.

“Nuk ka ngërç, po presim përgjigjen. Presidenti Duka ka diskutuar me kryeministrin dhe takimi ka qenë pozitiv. Nuk kemi detaje, nuk ka pasur vendimmarrje, ka qenë takim për të shkëmbyer mendime. Sezoni nuk rrezikohet asnjëherë. Nuk është diskutuar asnjë formulë e re, pritet vendimmarrja e madhe. Besoj se të premten do të mblidhemi përsëri për të vendosur”, tha Libohova.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu