Gjendet pronari i anijes me vela, të braktisur pranë Shëngjinit

Untitled collage 2020 10 17T221206.464 1 1100x620

Policia e Lezhës ka shoqëruar një shtetas francez në lidhje me anijen me vela që u gjet, rreth 10 ditë më parë e braktisur, pranë zonës së Patokut

Shtetasi francez është marrë në pyetje për ngjarjen dhe ai ka deklaruar se mjeti lundrues është i tij dhe se kishte ndaluar për të takuar disa miq, por më pas ishte përballur me disa probleme karburanti.

Anija me flamur slloven me emrin TAI-PAN u pikas nga policia kufitare pranë zonës së Patokut, ajo më pas u tërhoq dhe u ankorua në Shëngjin.