Halloween në Shtëpinë e Bardhë, mini Trump dhe mini Melania, protagonistë të mbrëmjes

Donald dhe Melania Trump vodhën të gjithë vëmendjen gjatë aktivitetit të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë me rastin e Halloween, por jo ata të vërtetët, por versioni i tyre në miniature.

Dy fëmijë të veshur si presidenti dhe zonja e parë, u afruan drejt çiftit Trump dhe u kthyen nga aparatët për të pozuar.

Vogëlushi mbante një paruke me flokë ngjyrë të verdhë, një kostum të errët dhe kollare të kuqe, veshje gati e njëjtë me atë që u shfaq presidenti 74-vjeçar.

Ndërsa mini Melania, kishte një fustan të bardhë me një krah, i ngjashëm me atë që Zonja e parë mbante gjatë ballos së inagurimit në vitin 2017.

Aktiviteti vjetor, këtë vit, u zhvillua nën rregullat e distancimit social për shkak të pandemisë së koronavirusit.