Italia ashpërson kufizimet, Napoli kërkon “liri”, vijojnë protestat në rrugë

napoli 1100x620

Me thirrjen “Liri!”, qindra njerëz dolën për të tretën natë radhazi në rrugët e qytetit jugor të Italisë, Napoli për të kundërshtuar kufizimet e reja për frenimin e pandemisë së koronavirusit. Një prani e shtuar e forcave policore u mobilizua për të garantuar rendin, por nuk pati përsëritje të skenave kaotike të fundjavës.

Shumë prej manifestuesve drejtuan zemërimin nga guvernatori rajonal Vincenzo De Luca. Të dielën, autoritetet italiane urdhëruan mbylljen e palestrave, kinemave dhe teatrove, ndërsa baret dhe restorantet nuk do të presin më klientë pas orës 6 të pasdites.

Nga 23 tetori, është në fuqi masa e ndalimqarkullimit gjatë natës. Kryeministri Giuseppe Conte thotë se masat synojnë të mbrojnë si shëndetin publik ashtu dhe ekonominë dhe pritet t’i japin frymëmarrje italianëve gjatë periudhës së Krishtlindjeve.

  • LAJMI I FUNDIT | Nis në A2 emisioni më i ri “Absolut 4”
  • LAJMI I FUNDIT | Të ftuar në “Absolut 4” sekretari i PD, Bardhi dhe ai i PS, Balla
  • LAJMI I FUNDIT | Të ftuar në “Absolut 4” analistët Afrim Krasniqi dhe Lutfi Dervishi
  • LAJMI I FUNDIT | Balla: Kuvendi ka ratifikuar marrëveshjet që lidhen me rindërtimin
  • LAJMI I FUNDIT | Balla: Kemi pasur dakordësi të plotë për aktin normativ për vaksinën
  • LAJMI I FUNDIT | Taulant Balla: Kemi kapacitete për të vaksinuar 12 mijë persona në ditë
  • LAJMI I FUNDIT | Taulant Balla: BE duhet të ishte treguar më solidarë për vaksinën