Ka paqe në Milano, Kumbulla sërish vendimtar për Romën

8394d45e4d5597092d7738733b8a86b3o2 1100x620

Marash Kumbulla i ka dhënë një tjetër pikë të rëndësishme Romës në ndeshjen e radhës në kampionat.

Pasi i dha fitoren kryeqytetasve në Europa League përballë Young Boys, mbrojtësi i kombëtares shënon sërish kësaj radhe në transfertë përballë Milanit që u mbyll në barazim 3-3.

Një ndeshje e bukur, me shumë gola, penallti e raste nga të dyja ekipet, por që në fund u mbyll në paqe, Milanin dhe Romën që u kthyen në dhomat e zhveshjes me nga një pikë.

Vendasit kaluan të parët në avantazh që në minutën e dytë të takimit me Ibrahimoviç që përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes së miqve. Për Romën barazoi Dzeko në të 14-ën.

Pjesa e dytë nis sërish me gol për djemtë e Piolit që rikthehen në avantazh. Në të 71-n Pedro i merr kohën mbrojtësi të Milanit dhe fiton një penallti. Rezultati barazohet 2-2.

8 minuta më vonë arbitri akordon një penallti në dëm të Calhanoglu, i cili u duk sikur nuk kishte asnjë kontakt nga mbrojtësi i Romës. Miqtë kundërshtojnë ashpër, por kryesori e ka marrë vendimin dhe nuk i drejtohet as VAR.

Kur çdo që mendohej se po shkonte drejt fitores së vendasve vjen dhe goli i Marash Kumbullës pas një topi që përshkoi të gjithë hapësirën e portës.

Milani tashmë vijon të qëndrojë në vendin e parë në kampionat, por që iu thye ecuria e 4 fitoreve rresht.