
Kodi zgjedhor do të kalojë në mënyrë të paprekur, siç e ka vulosur parlamenti. Kështu deklaroi kryeministri Rama, në një deklaratë për mediat, pas takimit me drejtuesit politikë në PS.
“Do të votojmë, sa më shpejt, që të caktohet seanca e votimit pa asnjë ndryshim pikë e presje. Pa asnjë ndryshim, do votojmë Kodin siç është votuar nga parlamenti me një shumicë që është kuptimplotë dhe askush nuk mund të vërë në diskutim vullnetin e parlamentit dhe aq më pak Ilir Meta”, u shpreh Rama.