Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kodi Zgjedhor, Rama: Mendimi i Venecias i mirëseardhur, por procedura është e qartë. Parlamenti do të rishprehet pa humbur asnjë ditë!

Nga A2 CNN
26 Tetor 2020, 14:12 | Politikë
Kodi Zgjedhor, Rama: Mendimi i Venecias i mirëseardhur, por procedura

Kryeministri Edi Rama la të kuptohet se Parlamenti nuk do të presë opinionin e Komisionit të Venecias në lidhje me kodin e ri zgjedhor, pasi presidenti Ilir Meta e dërgoi ligjin e shumëdebatuar atje.

“Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! Parlamenti do të rishprehet pa humbur asnjë ditë!”, shkroi Rama në Twitter.

“Ky President i angazhuar si një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare, s'merr dot peng askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng! Opinioni i Venecias mirë se të vijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s'pret asnjë ditë jashtë procedurave”.

Reagimi i kryeministrit erdhi si përgjigje ndaj komisionerit europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili tha se Parlamenti duhet të merrte në konsideratë mundësinë e pritjes së opinionit të Komisionit të Venecias lidhur me Kodin Zgjedhor para se të rrëzonte dekretin e presidentit.

Më herët gjatë ditës, Rama konfirmoi qëndrimin se dekreti i Metës, i cili ktheu me një arsyetim prej mbi 80 faqesh Kodin Zgjedhor, do të votohej sa më parë në Kuvend pa asnjë ndryshim.

https://a2news.com/2020/10/26/kodi-zgjedhor-varhelyi-parlamenti-te-prese-opinionin-e-venecias/
https://a2news.com/2020/10/26/basha-mbeshtet-deklaraten-e-varhelyi-ndryshimet-ne-kodin-zgjedhor-goditje-per-integrimin/
https://a2news.com/2020/10/26/kodi-zgjedhor-do-te-votohet-pa-asnje-ndryshim-rama-askush-nuk-ve-ne-diskutim-vullnetin-e-parlamentit-aq-me-pak-meta/?utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related?utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related
https://a2news.com/2020/10/23/meta-ia-kthen-kuvendit-kodin-e-ri-zgjedhor-e-con-ne-venecia-me-kerkese-te-bashes/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani